• |
ide | kryesore

Taylor Swift akuzohet sërish se kopjon Beyonce (VIDEO)

Paparazzi, Slider

Nëse akoma nuk e keni parë videoklipin e ri të Taylor Swift-it do të thotë se s’keni hyrë në Youtube, Facebook, Instagram, praktikisht se keni tre ditë që flini gjumë dhe mirë bëni, por tani që u zgjuat po ju tregojmë çfarë keni humbur.

Taylor Swift po akuzohet nga fansat se video e këngës së re “You Need To Calm Down” është në fakt një kopje ekzakte e videos “Party” të Beyonce-s.

E në fakt, ngjashmëritë janë aty.

Taylor Swift mbi një kamerdare në një pishinë, si Beyonce 7 vite më parë…

Look-u i Taylor me pellush dhe rroba banjo, si Beyonce 7 vite më parë…

Skena e Taylor-it në shtëpi me atë gjënë që vendoset tek sytë, si skena e Beyonce-s 7 vite më parë me ato gjërat që vendosen tek flokët…

E megjithatë, fansat e Taylor-it po e mbrojnë mbretëreshën e tyre duke shkruajtur se vërtet pamjet mund të jenë të ngjashme, por koncepti i videos së Taylor Swift-it është krejt tjetër.

Festa e Taylor-it është plot me njerëz të komunitetit LGBTQ, për të përcjellë një mesazh tolerance dhe bashkëjetese.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Taylor akuzohet se ka imituar Beyonce-n.

Jo më larg sesa muajin e kaluar, performanca e saj e këngës “ME!” në çmimet Billboard niste me një orkestër daullesh ashtu si performanca e famshme e Beyonce-s në Coachella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu