• |
ide | kryesore

Shorti/ Kukësi sjell Romën në Shqipëri: kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë për Laçin e Teutën

F1, Sport



Roma në Shqipëri është vetëm 180 minuta larg, por duhet në fakt që në këto minuta Kukësi të mposhtë Debrecen në raundin e parë kualifikues të europa League, për tu përballur më pas në të dytin me gjigantët italianë. Shorti i raundit të dytë të Europa League ka pëzgjedhur gjithashtu edhe kundërshtarët e Teutës e Laçit, në rast se arrijnë të kualifikohen në raundin e parë.

Skuadra e Ernest Gjokës ka peshkuar rivalin më të fortë të mundshëm, por është gjithashtu edhe ai që do ti sjellë të ardhurat më të shumta, që nga biletat me stadiumin që mendohet të mbushet plotësisht për të parë verdhekuqtë, ashtu edhe nga e drejta televizive. Kundërshtar i vështirë edhe për Teutën. Skuadra bregdetare do të ndeshet me fituesin e çiftit Gzira (Armeni) – Hajduk Split (Kroaci), me kroatët që duken favoritë. Laci ka kundërshtarin e fortë në raundin e parë, por nëse ndodh të kalojë Hapoel Ber Shevës, atëherë kurbinasit do të ndeshen me fituesen e çiftit, Shiroki Brijeg – Kairat Almati.



1 Comment

  1. Me rop shpie keni Ike per lesh !!! Po kush do ja bleje neshjen Debrecanit apo ai katunari qe desh me u bo deputet? Roma per Kuksin eshte 2180 vjet larg mer cun , pranaj now shkruaj traplleqe so ato sufllaqexhinjte mavi te bodrumit te minjve te edvin droges .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *