• |
ide | kryesore

Autorja e “Thank you next”, një nga këngëtaret që do të performojë në Sunny Hill në Kosovë

Paparazzi, Slider



Edhe këtë vit, festivali Sunny Hill do të sjellë emra të njohur ndërkombëtarisht në Prishtinë! Së fundi është zbuluar se artistja e parë që do të performojë është shqiptarja Njozma, emri i të cilës po përflitet shumë në këto muajt e fundit. Njomza është bërë e njohur si autore e dy këngëve më të suksesshme të këtij viti, “Thank you, next” dhe “7 Rings” të Ariana Grande-s, shkruan Gazeta Express. Ajo jo vetëm që ka bashkëpunuar me të, por është dhe një nga miket më të ngushta të Grande-s. Përveçse autore e shumë këngëve të Ariana Grande-s, Njomza tani ka filluar të publikojë projekte ku këndon vetë. Ajo do të këndojë për herë të parë në vendin e saj, në festivalin Sunny Hill, që do të mbahet më datat 2, 3 dhe 4 gusht.

/Gazeta Express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *