• |
ide | kryesore

Duhet të pilotonte avionin, por pastaj… Ja kush është njeriu i arrestuar për vdekjen e Emiliano Sala

Sport



Vazhdojnë hetimet për cështjen Emiliano Sala. Policia ka zbuluar tashmë se njeriu i arrestuar dhe më pas lëshuar për dyshimin e vrasjes së qëllimshme ishte piloti që duhej të drejtonte avionin me në bord futbollistin e Nantes. 64 vjecari mbijetoi për shkak të ndryshimit të programit në momentin e fundit. Pikërisht për këtë, fillimisht, besohej se David Henderson, kishte vdekur bashkë me futbollistin në rrëzimin e Piper Malibu PA-46 në 21 janarin e kaluar. Të nesërmen Henderson ishte i detyruar të mohonte zërat mbi vdekjen e tij në Facebook.

Henderson ishte piloti i parashikuar në planin e fluturimit origjinal, por pastaj kishte ndryshuar program e miku i tij Dave Ibbotson (trupi i të cilit nuk u gjet kurrë) kishte marrë vendin e tij. Për më tepër pa karakteristikat e duhura të kërkuara nga ligji. Pas incidentit u zbulua se Ibbotson zotëronte një licensë për pilot privat, por jo atë të kërkuar për të transportuar pasagjerë me pagesë. E nuk duhet të fluturonte natën ose në kohë të keqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *