• |
ide | kryesore

Kukës/ Përplasjet për KZAZ-të, në pranga 4 persona, shpallen në kërkim 7 të tjerë

Lajme, Të fundit



Policia e Kukësit ka vënë në pranga 4 persona, ndërsa ka shpallur në kërkim 7 të tjerë, pas përplasjeve me forcat policore në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor gjatë ditës së djeshme.

Mes të arrestuarëve janë edhe dy shoferë të Bashkisë, si edhe Inspektori i Policisë Bashkiake. Bëhet fjalë për shtetasit:

-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.

-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

Ndërkaq, 4 protestues do të protestohen në gjendje të lirë  për veprën penale “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *