Në fillim të kësaj jave, një haker kërcënoi aktoren e njohur, Bella Thorne që do i publikonte fotot e saj nudo. Por Bella vendosi që gjëja më e mirë ishte të rimerrte fuqinë e saj dhe t’i publikonte vetë fotot: “Shkofsh në djall ti dhe fuqia që mendon se ke mbi mua.”
Shumë e duartrokitën për atë që bëri, por kishte dhe të tjerët që e fajësuan. Një ndër to ishte moderatorja e njohur, Whoopi Goldberg që u shpreh se ishte i gjithi i faji i Bellës.
“Nëse je e famshme, nuk më intereson sa vjeç je. Nuk i bën foto nudo vetes. Në momentin që e bën foton, shkon në Cloud dhe është i aksesueshëm nga çdo haker që e do, dhe nëse nuk e di këtë në 2019, ky është problemi. Më vjen keq. Thjesht nuk bëhen këto gjëra.”
Dhe Bella nuk mundi të mos reagonte, pasi komentet e Whoopit e kishin lënduar dhe e kishin bërë të ndihej keq. E përlotur në një video në Instagram, ajo u shpreh:
“Nuk do gënjej, dua të them që ndihem shumë e shpifur. Ndihem shumë e shpifur, Whoopi, duke ditur që të gjithë i panë gjërat e mia. Dhe thjesht dua të them që pasi pashë atë intervistë, u ndjeva keq për veten. Dhe shpresoj të jesh e lumtur. Realisht. Shpresoj të jesh shumë e lumtur… Je e çmendur që mendon gjëra kaq të tmerrshme në një situatë kaq të trishtë.
Whoopi eshte aktore dhe jo modele o lapsi