• |
ide | kryesore

Dybala e Oriana fluturojnë në Madrid te Morata: janë kumbarët e vogëlushes Bella

-Instant, Sport
Bella



Disa miqësi shkojnë përtej fushës. Paulo Dybala dhe Alvaro Morata, ish-shokët e skuadrës te Juventus, e dinë mirë këtë. Pavarësisht ndërrimit të fanellave të të dyve, ata kanë qëndruar gjithmonë në kontakt. Ka patur gjithnjë një raport shumë të mirë mes të dyve, që është ruajtur edhe tani që nuk luajnë në të njëjtin kampionat. Siç dëshmohet nga vizita e Joya në Spanjë për të përshëndetur vajzën e porsalindur të Alvaros, Bella. Argjentinasi kampion bote, ka përfituar nga dy ditë pushimi të dhënë nga tekniku Mourinho. Kështu, Dybala fluturoi me të dashurën e tij Oriana Sabatini në Madrid për të vizituar jo vetëm vogëlushen, por edhe gruan e Morata, Alice Campello.

Lexo më tej: Ankth në familjen Morata: lind fëmija e katërt, komplikohet shëndeti i Alice, në terapi intensive

Në fakt, pak pas lindjes, partnerja e sulmuesit të Atletico u shtruar në terapi intensive për disa komplikacione. Por më pas situata u zgjidh për mirë dhe gjithcka është në rrjedhën e duhur. Dybala dhe Oriana Sabatini do të jenë kumbarët e vogëlushes Bella. E në Instagram kampioni i verdhekuqve tregoi të gjithë emocionin e tij duke marrë vogëlushen në krahë. “Nuk mund ta besoni”, ka shkruar Paulo, duke postuar një foto të tij me vogëlushen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *