• |
ide | kryesore

Atletico Madrid e mendoi të dëmtuar: Morata i befason të gjithë, Simeone e grumbullon kundër Inter

Sport
Morata



Lajme të shkëlqyera kanë ardhur nga seanca e fundit stërvitore për Atletico Madrid, në kuadër të ndeshjes së së martës në San Siro kundër Inter. Alvaro Morata, që ishte i dëmtuar, mund të jetë gati për ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League. Sulmuesi spanjoll nisi papritur të punonte pjesërisht me grupin, duke dribluar dhe goditur në portë pa pasur asnjë problem. Morata paraprin në mënyrë sensacionale kohën e rikuperimit pas “shmbjes kockore dhe tendosjes së ligamentit të brendshëm anësor të gjurit të djathtë”.

Spanjolli u dëmtua një javë më parë në ndeshjen e La Liga kundër Sevillas. Dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare por nuk mund të përjashtohet – shkruan gazeta spanjolle Marca – që ai të grumbullohet kundër zikaltërve.

Lexo më tejTonditet Atletico Madrid, Morata humbet ndeshjen me Inter: sulmuesi doli në lot nga ndeshja kundër Sevilla

E në fakt, Diego Simeone e ka grumbulluar sulmuesin e tij kryesor për ndeshjen e rëndësishme në Champions. Morata pritej të ndalonte për rreth njëzet ditë, duke humbur kështu raundin e parë kundër Inter. Ai duhej të kthehej për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbao më 28 shkurt, por Morata dogji kohët. Sulmuesi do të jetë i disponueshëm shumë më shpejt se sa pritej, madje do të udhëtojë drejt Milanos me skuadrën që do të sfidojë zikaltrit e Simone Inzaghi. Nëse do të jetë në fushë, nga fillimi apo nga pankina, kjo pastaj është çështje tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *