• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Interit të Ronaldos në gjendje të rëndë

Sport



Bota e futbollit është në ankth për Gigi Simoni. Ish-trajneri i Inter, 80 vjec të mbushur në 22 janar, është shtruar në gjendje të rëndë në repartin e terapisë intensive të spitalit Cisanello të Pisa, pasi është ndjerë keq në banesën e tij në San Piero a Grado (Pisa). Situata klinike është vazhdimisht e monitoruar nga sanitarët, por shëndeti i ish-trajnerit nuk është i mirë.

Simoni i ka dedikuar futbollit 60 vjet e vetëm pak vite më parë është tërhequr në jetën private, pasi së fundmi ishte drejtues i Gubbio. Si lojtar ka fituar një kupë Italie me Napoli në sezonin 1961-62 e kampionatin italian të serie B me Genoa në sezonin 1967-68. Më e pasur CV në pankinë ku ka fituar me Cremonese Kupën Anglo italiana në 1993, një Kupa Uefa me Inter në sezonin 1997/98, vit në të cilin fitoi edhe pankinën e artë, si trajneri më i mirë italian, e pesë kampionate të serie B (tre me Genoa e dy me Pisa).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *