• |
ide | kryesore

“Të detyrohem gjithcka”: mesazhi prekës i futbollistit rumun, për motrën që nuk jeton më

Sport



6 gola në 18 minuta: emocione të forta mes Anglisë e Rumanisë në Manuzzi të Cesenas në fushë, por edhe pas fërshëllimës finale. Skuadra e teknikut Mirel Radoi ka surprizuar në këtë Europian: pas 4-1 ndaj anglezëve, në kohën kur me pikë të plota në grup, mjafton të barazojë me Francën në ndeshjen e fundit për tu kualifikuar. Ionut Radu është një nga ata lojtarë që ka rënë në sy me ndërhyrje të forta, por në fërshëllimën e fundit ka shpërthyer në lot, duke bërë një dedikim të vecantë.

Kore e duartrokitje në Cesena për Radu, deciziv me dy pritje në fund që i lejuan Rumanisë të marrë fitoren: ashtu si dëshmon video, portieri në pronësi të Inter, por në huazim tek Genoa është ngashëryer, ka përplasur dorezat në zemër, pastaj ka treguar fanellën dedikuar të motrës, të ndarë nga jeta në 2006 në moshën 14 vjecare: “Të detyrohem gjithcka, të dua, Ema”. Sic duket ka një ëngjëll mbrojtës pas gjërave të mira të bëra nga portieri në muajt e fundit…

E ëma e portierit ka rrëfyer lidhjen mes djalit të saj Radu dhe të motrës që nuk është më: “Ionut e ndjen që Ema është ëngjëlli i saj mbrojtës. Lutemi gjithnjë për të. Im bir nën uniformë mban gjithnjë fanellën me foton e të motrës. Në një ndeshje me Academia, isha pas portës kur u akordua një penallti. Ionut u kthye nga unë, më vështroi dhe më tha se Ema ishte në qiell gati ta ndihmonte. E priti penalltinë e më tha se ndihej një tjetër burrë me topin në duar”. Gjysëmfinalja për Rumaninë është një hap larg: do arrijë Radu ta fitojë këtë Europian me ndihmën e Emës?




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *