• |
ide | kryesore

Basha: Nuk do të lejojmë votime të paligjshme

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë deklaratës në selinë e PD-së u shpreh se votimet e 30 qershorit do të jenë nul. Basha ka shtuar se opozita nuk do të lejojë votime të paligjshme si dhe instalimin e një regjimi autokratik kriminal.

“Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme për aq kohë sa Edi Rama është kryeministër dhe për aq kohë sa kriminelët e politikës dhe të rrugës që vodhën zgjedhjet në Durrës, Dibër dhe gjithë Shqipërinë të dalin para drejtësisë.

Votimet e 30 qershorit janë nul, janë dhe do të jenë zero. Ato janë tentativë për grusht shteti i Edi Ramës për të rrëmbyer të gjithë qeverisjen vendore të Shqipërisë, me të njejtat banda dhe kriminelë që ka vjedhur edhe zgjedhjet e 2015-s dhe të 2017-s.

Opozita dhe qytetarët janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë!

Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të instalohet përfundmisht regjimi autokratik kriminal i Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t’i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin. Asnjë hap pas! Ne do t’i dalim për zot Shqipërisë”, u shpreh Basha.



9 Comments

  1. Sot te paskan fut ndonje pras o lulu,paske mare kot sot,mbreme the do bojkotojme zgjedhjet,lulu beji dalje salihut qe te shpetosh koken dhe PD,keto gjoja kercenime te tipit qe rama po ben grusht shteti,kur ai eshte ne pushtet,nga historia opozitar bejne Grusht Shteti si PD e 98,por atehere ishe i vogel ti

  2. Ca thot tani nuk thot pastaj. Hajde dhe besoje kete karagjos. Ore behu burre nje her ne jeten tende dhe vendos po apo jo.

  3. Dale te zgjohen ata matan atlantikut.
    Dhe ta kthej prap pllaken basha. Nuk ka faj i shkreti e ka gjet beleja me plakun, e nxier me zorr ai se përndryshe ia pret ato…. qe mesa duket i ka te pakta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *