• |
ide | kryesore

Ilir Meta: Aktorët e brendshëm dhe të jashtëm që e çojnë Shqipërinë drejt konfliktit do të mbajnë përgjegjësi

Arkiva



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. Meta u shpreh se çdo aktor, i brendshëm apo i jashtëm, që tenton të çojë vendin drejt konfliktit do të mbajë përgjegjësi para popullit shqiptar.

“Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian. Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës.

Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane.A ktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”-tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *