• |
ide | kryesore

Sarandë/ Vijon numërimi, 600 vota tepër deri më tani

Lajme, Të fundit



Nga të dhënat paraprake të votimeve në Sarandë rezulton se deri më tani kanë dalë rreth 600 vota më shumë nga rezultati i publikuar paraprakisht nga KQZ. Ndërkohë ka mbetur edhe 1 kuti pa u numëruar.

Rastin e ka denoncuar edhe dega e Partisë Demokratike në Sarandë, e cila shprehet se në 50 nga 51 kuti votimi janë gjetur 9195 vota të vlefshme, por që sipas KQZ në 51 kuti duhej të ishin 9261 vota. Ndërsa rreth 500 vota janë cilësuar si të pavlefshme.

Denoncim nga PD Sarandë:

Sipas KQZ sot, ne 50 kuti nga 51 jane gjetur 9195 vota te vlefshme.

Sipas KQZ dje, ne 51 kuti duhet te ishin 9261 vota.

Pra sipas KQZ sot, ne kutine e fundit duhet te jene 66 vota.

Kush qenka kjo kuti me 66 vota? Dhe nese ka 66, po 500 te tjera te pavlefshme?

Pra ne Sarande, KQZ na nxjerr rreth 500-600 vota mbi numrin e votuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *