• |
ide | kryesore

Vrau babë e bir në Elbasan, arrestohet në Itali shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Lajme



Një 28-vjeçar shqiptar, C., është vënë në pranga në Itali gjatë ditës së sotme, për arsye se rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, si i dënuar me burg për vrasjen e dy personave, babë e bir, në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit.

Viktima të sulmit të të ndaluarit ishin Gentian e Nezir Beqiraj, i cili u ekzekutua në banesë teksa ruhej nga forcat policore, pasi ndodhej në masën e sigurisë në “arrest shtëpie”. Asokohe, ngjarja fillimisht u raportua se babai i viktimës, dëshmitar i vetëm i ngjarjes, pësoi atak kardiak dhe vdiq një orë pas ngjarjes, pasi nuk mundi të përballonte traumën që i shkaktoi vrasja e të birit, Gentjanit.

Por, pas hetimeve Prokuroria sqaroi se bëhej fjalë për një vdekje si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *