• |
ide | kryesore

Conte “i vjedh” Barella Romës: telefonata e teknikut përmbys situatën

Sport



Parakalim i ri i Inter ndaj Romës, e ndoshta këtë herë deciziv. Në sfidën e gjatë të merkatos mes zikaltërve e Romës për Nicolò Barella ka zbritur në fushë vetë Antonio Conte, që ka ndaluar avancimin e verdhekuqve përmes një telefonate. Roma në orët e fundit, si kishte njoftuar presidenti i Cagliari Giulini, kishte arritur akordin me kuqeblutë për shitjen e mesfushorit. Por vendo Barella e ai duket se dëshiron Inter: sipas Corriere dello Sport lojtari, në castet e fundit ka marrë një telefonatë nga ana e Conte e i ka premtuar tashmë Inter, aq sa agjenti i tij Beltrami, e ka theksuar këtë në takimin me drejtuesit e Romës.

Duke përjashtuar ndonjë skenar të papritur, sezonin e ardhshëm Barella do të luajë me Inter, por më parë klubi i Suning duhet të gjejë fijet e bisedës me Cagliari, që e vlerëson lojtarin 50 milionë euro. Oferta e Marotta, që është kaluar nga Roma, është prej 36 milionë fiks plùs 4 bonus për një total prej 40, por administratori zikaltër nuk duket se ka qëllim të ngrejë shumë cmimin, i fortë në dëshirën e lojtarit.

Ardhja në Milano e Barella mund, sipas La Gazzetta dello Sport, ‘të lirojë ‘ Radja Nainggolan, prokurori i të cilit, Beltrami, është i njëjti i mesfushorit të Cagliari. Për Ninja për momentin nuk ka oferta, por me Barella në skuadër Marotta mund të ulë kërkesën për belgun në 30 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *