• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari kapet me 15 kg kokainë

Arkiva



Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi iu gjetën 15 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në garazh.

Gjithashtu atij i janë sekuestruar 60 mijë euro, 10 mijë paund, një pistoletë gjysmë-automatike dhe një makinë e madhe, e cila përdoret për transport lënde narkotike.

Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 2 milionë euro, shkruajnë mediat italiane.

Policia italiane  informoi se shqiptari kishte 22 vjet që rrinte në Firence, ndërsa nuk kishte asnjë precedent më herët. Ai u prangos në mëngjes dhe u dërgua në dispozicion të autoriteteve shtetërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *