• |
ide | kryesore

“A do të arrestohet Ilir Meta?”, flet kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj, ka folur lidhur me letrën e presidentit të Republikës, Ilir Meta, drejtuar Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, ku kërkon informacione mbi hapat që po ndërmerren për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk” në televizionin “Top Channel”, Felaj është shprehur se KLGJ, në raportin që i ka dërguar Kuvendit, ka gjetur një sërë shkeljesh të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), nën kryesimin e kreut të shtetit. “Në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit janë gjetur një sërë shkeljesh të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin e drejtonte Presidenti.”-ka thënë deputetja socialiste.

E pyetur se nëse këto gjetje të raportit, që përbëjnë sipas saj shkelje të rënda të Kushtetutës, do të pasohen me arrestimin e Metës, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.

Në letrën dërguar KLGJ-së, presidenti kërkonte informacion shterues edhe mbi rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V” rreth çështjes në fjalë. Po ashtu, Meta sulmoi misionin Euralius, pasi sipas tij po tenton të kufizojnë rolin e presidentit për emërimet në drejtësi.

 

 



13 Comments

  1. Nese me sigurine,merret kjo Fertelja,e paska marre ferra uraten per sigurine tone kombetare.Tani per tani,mos i kerkoni shume,kesaj ferteleje,sepse eshte ne kerkim ne farefisin e saj dhe te burrit te saje,per t’i vendosur te gjithe,neper keto komisione e KLGJ,e KLP,e SPAK e dreqi me te birin. Oh bote o dreq,qe paskam l……

  2. pupupuuuu cfare surrati ka kjo, si njera qe shet sallate qepe dhe spinaq poshte palatit tim 14e kudi une katesh…

  3. Uau uau uauuuuu.

    Filoli Siktatura e memdafshte.

    Rillimisht nis me nje Kontroll Temarik ne KLD e tjeter.

    1.Gjendet ndonje gjysem seven

    2. Fryhet

    3. Parlamenti Ben te shqetesuarin

    4. Vihen ne funksion Prokurorja e emeruar nga Qelbesira

  4. O rilindje o u shofshi te gjithe aty ku jeni. O injorante kur te fyeni edhe ju inteligjencen. Ju hapte toka dhe ju perpifte brenda te gjithve. Fela fela fela………o kellira .

  5. Felaj Po perdoret nga derri nepermjet blushit poorrr harron kjo edhe derri I droguar se iliri vërtet eshte hajdut poooorrrr ama nuk mbolli as droge e as krim e as perçarje dhe ne fund do I hani atë qe nuk thuhet tha ne kuvendin e qelbesirave derri tuaj
    Metes bravo dhe shume shpejt do ia njihni vlerat se Ndoshta e keni harruar Ose nenvleresuar
    Por u nxeh derri se i nxorri zbuluar te ndyrin soros dhe i dogji
    Prisni e do kujtoni se meta eshte I vetmi I kalibirit te tij dhe me te nuk luan kush aq me teper derri sorosi apo edhe bota bashke.
    Ka gjak e gjak te paster shqiptari
    Koha do tregoj dhe vertetoj çfare Po them

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *