• |
ide | kryesore

Përmbytje në Japoni, evakuuohen 800 mijë persona

Planet



Thuajse 800 mijë persona në tre qytete japoneze iu është dhënë urdhër për evakuuim të mënjëhershëm për shkak të shirave të dendur. Një grua e moshuar ka humbur jetën në qytetin Kagoshima, pasi shtëpia e saj u përfshi nga rrëshqitja e dheut.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është shprehur se tre qytetet në fjalë duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur jetën e tyre. Ai shtoi se janë vënë në dispozicion 14 mijë punonjës të forcave mbrojtëse të Japonisë. Sakaq, meteorologët janë shprehur se shirat do të vijojnë edhe javën e ardhshme. Japonia përfshihet zakonisht nga shira të dendur nga fillimi i qershorit deri në fund të korrikut. Korrikun e kaluar 200 persona humbën jetën në perëndim të Japonisë, teksa vendi përjetoi përmbytjet më të mëdha ndër dekada, që prej viit 1982.

Rreth 2 milion persona u evakuuan dhe mbi 70 mijë punonjës të emergjencës u vunë në dispozicion pas reshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *