• |
ide | kryesore

“Ramaforma”, ministrja i kthehet Metës: Reforma të del në gjumë, s’të iket pa e vrarë

Lajme

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili në një postim të sotëm në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, e etiketoi reformën në drejtësi si “Ramaformë”.

Sipas Spiropalit, “Baba Xhikja”, siç e quan Metën, nuk “ikën pa vrarë reformën në drejtësi, që i del në gjumë, në bukë, në ujë e kudo.”

Pas deklaratave të djeshme, ku kreu i shtetit hodhi në “tavolinë” propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, vendore, madje edhe ato për postin presidencial më 13 tetor, është shprehur sot përmes dy statuseve se do të nisë një cikël të gjatë shpjegues dhe çtensionues se pse e cilëson reformën në drejtësi si “Ramaform”.

STATUSI I SPIROPALIT

Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!

 

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu