• |
ide | kryesore

Cannabis, armë dhe municione luftarake/ Në pranga 29-vjeçari, në kërkim 2 të tjerë

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale J.L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha të Selenicës, për arsye se posedonte fidanë me lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”.

Si rezultat i operacionit të ndërmarrë nga Shërbimet e Policisë Selenicë në bashkëpunim me Strukturat e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri dhe municion luftarak. Krahas të ndaluarit, banues në fshatin Lapardha të Selenicës, janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, R. L., 28 vjeç dhe M. L., 28 vjeç, me banim në fshatin Lapardha, si bashkëpunëtorë të implikuar në ngjarje.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim Krimi”, shtetasi A. L., banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” të kryera në bashkëpunim.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *