• |
ide | kryesore

Berisha tek Spal, mungon vetëm zyrtarizimi…

Sport



Etrit Berisha mund të konsiderohet tashmë portieri i ri i Spal, edhe pse zyrtarizimi është cështje orësh. Klubi Italian ka paguar 3 milionë euro të kërkuara nga Atalanta për ta lënë të largohet portierin shqiptar. Berisha e kishte bërë të qartë se do të pranonte transferimin vetëm nëse i garantohej fanella e titullarit, përndryshe do të qendronte si zëvendësues i Gollini. Portieri i përfaqësueses shqiptare, protagonist absolute me fanellën bergamaske gjatë rrugëtimit në Europa League të sezonit 2017-2018, që u ndërpre vetëm nga humbja përballë Borussia Dortmund, e humbi vendin si titullar në kampionatin e kaluar, përballë Pierluigi Gollini, që për ironi të fatit është rritur pikërisht tek Spal.

I etur të kthehet e të luajë titullar, edhe pse prespektiva Champions e ka joshur jo pak, Berisha ka vendosur të jetë portiere titullar i teknikut Leonardo Semplici. Largimi i Emiliano Viviano, me destinacion Sporting Lisbonë, ka bërë që drejtuesit e SPAL të kërkojnë një portier që jep garanci, duke e konsideruar Alfred Gomis një alternativë. Berisha, 30 vjecar, largohet kështu nga Atalanta pas tre sezonesh edhe pse Spal do ta zyrtarizojë akordin me portierin ekspert, që mes Lazio e Atalantas, ka koleksionuar në total 112 prezenca në serie A, në orët në vijim. Për Berishën një zgjedhje e vështirë, por Atalanta tashmë e kishte përcaktuar tashmë portierin titullar, duke e bërë largimin, mundësinë e vetme për portierin kuqezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *