• |
ide | kryesore

Azilkërkimi në vendet e BE-së, shqiptarët në grupin e më të refuzuarëve

Lajme, Të fundit



Në raport me popullsinë, azilkërkuesit shqiptarë kryesojnë edhe ndaj të luarguarëve nga vendet me konflikte civile, dhe  megjithatë aplikimet e tyre janë më të refuzuarat në vendet e Bashkimit Evropian. 80% e aplikuesve janë më të rinj se 34 vjeç, ndërsa mijëra maturantë e gjejnë shpëtimin tek studimet jashtë vendit.

Pjesa më e madhe e aplikimeve të reja nga shqiptarët janë regjistruar në Francë, ku numërohet rreth 43% e totalit. Meqenëse, shteti francez ndjek politika më pak shtrënguese në lidhje me azilantët, sidomos kur këta të fundit kanë fëmijë në moshë minore, prej kohësh është bërë vendi kryesor i shqiptarëve që kërkojnë azil.

Raporti i fundit i EASO, zyrës europiane të azilit, një organizatë joqeveritare, tregon se përgjatë 24 muajve të fundit janë regjistruar 11.650 kërkesa për azil, që pritet të shqyrtohen në vendet e BE. Në 2018-ën, numri i aplikimeve për azil në raport me një vit më parë u ul me 14%. Por, shtetasit shqiptarët rezultojnë të jenë më të refuzuarit në Europë. ]

Nga periudha 2014-2018 janë refuzuar gjithsej 96 mijë kërkesa nga shqiptarët, që në vlerë absolute është më e larta nga të gjitha vendet e tjera të botës dhe përbën 11% të totalit të refuzimeve nga e gjithë bota. Në më shumë se 90% të rasteve, autoritetet e emigracionit të shteteve përkatëse të Bashkimit Europian kanë marrë vendimin për të refuzuar kërkesën.

Duke qenë se norma e refuzimit të kërkesës për azilkërkuesit shqiptarë është shumë e lartë, shumë bëjnë kërkesë të parakohshme për të hequr dorë nga azili, që të mos penalizohen për lëvizjen e lirë në zonën “Schengen”. Në të njëjtën kohë, heqja dorë nga kërkesa për azil, u mundëson shqiptarëve të punojnë në një nga vendet e BE-së me periudha tremujore.



1 Comment

  1. Fshati qe duket nuk do kallauz.
    “Shkova ne Bashki,
    tek Dera,portjeri më pa vëngër!
    N’drrova mendje,
    u ktheva serish per ne Shtepi”.Vargje te nje poezie japoneze.
    Nuk u fut brenda ne Bashki,sepse e pa vëngër Portieri!Po ta kishte pare vëngër Kryetari Bashkise?
    Kryeministri eshte ndermjetesi shpirteror dhe moral i nje populli.
    Kush shqiptare nuk eshte pragjykuar ne kufi?
    Ke droge ne makine,me tha Polici kroat kur po futesh ne kufi,duke nenqeshur ne menyre provokuese?
    Nuk jam nga ata i thash.Ah,me droge tek ju merret edhe Kryeministri,mu pergjigj ai!
    U kalua linja e kuqe,ishte e kote ti pergjigjesha.E ndjeva veten keq,megjithese Kryeministrin klloun
    nuk e kam simpatizuar kurre,qe ne kohen kur ishte Kryetare Bashkie.
    Si te mos refuzohen dhe paragjykohen shqiptaret e thjeshte,kur mbi Kryeministrin ngrihen shume
    akuza?Menjehere ju pergjigj sfides ish Presidenti Ukraines pasardhesit e tij!Perse nuk bën testin e
    droges Gruaja Bilalit alias Edvin D’Rama?
    Nga i thati,digjet edhe i njomi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *