• |
ide | kryesore

Inter bën lëvizjen drastike: “Icardi e Nainggolan e dinë që janë jashtë projektit”

Sport



“Icardi e Nainggolan e dinë se nuk janë pjesë e planeve teknike të Inter”. Fjalët e administratorit të deleguar zikalter Beppe Marotta në Sky Sport kanë tronditur lojtarët dhe befasuar tifozët. “Kemi folur hapur dhe me transparencë me direkt të interesuarit, duke i shpjeguar pozicionin e shoqërisë, që nuk ka ndërmend të zbehë aspak kapacitetin e tyre. Të dy janë lojtarë të mirë. Talenti të bën të fitosh ndeshjet, por është skuadra që të bën të fitosh kampionatet”.

Deklarata e Marotta ka ardhur pas zërave për një interesim të zikaltërve për të këmbyer mesfushorin belg, me Arturo Vidal, një pedinë të preferuar nga tekniku Antonio Conte. “Kur them të fitohen kampionatet – vazhdoi Marotta në një intervistë ekskluzive për Sky Sport – e kam fjalën të arrihen objektivat që cdokush ka parashikuar”. Në lidhje me hipotezën e një ndryshimi të situatës për Icardi e mbi mundësinë që sulmuesi argjentinas të vihet në dispozicion të Conte në grumbullimin e prekampionatit, administratori i deleguar i Inter ka precizuar se “një gjë është të pranosh se Icardi është në merkato, ashtu si bëmë; dicka tjetër është të respektosh ato që janë aspekte kontraktuale të një akordi që parashikon se futbollisti duhet të marrë pjesë në stërvitje e duhet të stërvitet. Pastaj është e drejta e trajnerit të zgjedhë formacionin e të nxjerrë në fushë atë që beson se është më mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *