• |
ide | kryesore

30 qershori, opozita kërkon materialet zgjedhore nga KQZ për të provuar manipulimet

Lajme, Të fundit



Partitë e koalicionit opozitari janë drejtuar me një kërkesë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku i kërkojnë që tu vërë në dispozicion materialet zgjedhore për 30 qershorin.

Përmes këtyre materialeve, opozita e bashkuar synon të dëshmojë para opnionit publik manipulimet e mëdha të kryera më 30 Qershor.

Partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit. Materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh.

Në letër thuhet se kërkesa për vënien në dispozicion të marialeve zgjedhore bëhet “në kushtet, kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha niveket e adminsitratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në emër të partive të koalicionit opozitar,përfshin 8 elementë:

1. Kopje të printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi.

2. Kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja.

3. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja.

4. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit.

5. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi.

6. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikuar për secilin administratën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.

7. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.

8. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambienteve të brendshme të KZAZ-ve.

Për kërkesën e partive të opozitës, ku citohen edhe disa gjetje të Misionit të ODIHR, është vënë në dijeni dhe shefja e këtij Misioni, Audrey Glover.



5 Comments

  1. Beni pune me mire. Se me blablabla koferenca e tra la la prononcime na keni tejlodh. Per veten tuaj se per jo. Me sa kuptoj shpejt askush nuk do dale me te votoj. Ndoshta dhe populli tani ka planet e veta……

  2. Dhe nuk moret pjese ne zgjedhje dhe tani kerkoni dokumentat,pyeteni nje here salihun se ky monstra e di shume mire si veprohet ne te tilla raste,ka ensperience me zgjedhjet e 2009 ne fund I dogji te gjitha,dhe tani keshtu do veprohet,precedenti eshte krijuar nga salihu

  3. Ka lezet foto e artikullit.

    Per ata qe si njofin, personat ne fota jane:
    Nar Noka, traktorist qe u be minister. Kryetar i nje partie pa anetare.
    Medi Gerdeci. Fajtor per 26 te vrare ne Gerdec. Kryetar i nje partie pa anetare.
    Lulzime Basha. Fajtor per 4 te vrare ne 21 Janar. Kryetar i PDs qe ka humb kater zgjedhje deri tani.
    Monika me doktarature. Ksaj ia ka fale burri partine se kshu o nji muhabet. Trashegoi nje cope toke nga baba dhe mbas ca investimesh te sukseshme u be multimilionere. Ka edhe nje vile me 6 hale ne gjirin e Lalezit.

    Kjo 4tershja, se bashku me Duken e krimit, Idriz doganierin dhe Dule grekun (qe eshte ne te njejten aleance me Idriz comin dhe Medi republikanin) thojne qe ka pas manipulime. Po kur te vije sistemi i ri, kto manipulime do marrin fund.

  4. po jeni jasht sistemit, nuk keni as argumentin me te vogel ligjor per kete kerkes. eshte si me shku ari e me kerku materiale zgjedhore. u bet barcalet fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *