• |
ide | kryesore

Detaje tronditëse nga vrasja në Korçë, autori i dyshuar ekzekutoi veten në prezencë të Policisë

Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka dhënë informacione të mëtejshme lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku shtetasi me iniciale G.N., 57 vjeç, u vra me armë zjarri. Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë të ditur se kunati i viktimës, Sefedin Zenellari, 71 vjeç, dyshohet si autor i vrasjes.

Mësohet se në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar autorin e dyshuar të sulmit drejt Komisariatit, u vetvra me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm.

Ndërkohë, forcat policore komunikojnë se në banesën e 57-vjeçarit të vrarë, mungon një shumë prej 13 mijë eurosh. Nisur nga këto të dhëna, Policia po heton në pistën e grabitjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.

 

 



1 Comment

  1. E paskan zakonisht ne Shqiperi kush vjen nga emigracioni paguajne per tea ta vrare pasi duan te mbulon e pislliqet qe kane bere pas kraheve.Po keshtu ka vepruar por shume i kamufluar nje fare Elton Hazapi,ka vene njerez per te vrare kunaten e kunatit. Kete na i tha nje kusherira nga Detrioit.Personi qe shkonte per pushime ishte nga philadelphia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *