• |
ide | kryesore

Dyshohej se vrau kunatin/ Policia do ta shoqëronte, vret veten 71-vjeçari (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë mengjesit të sotëm një person ka vrarë veten në Korçê. Sefedin Zenellari, 71 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se 71-vjeçari është i dyshuar si autori i vrasjes së kunatit të tij, Gramoz Nakos i cili u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se kur ka shkuar policia në banesën e tij  për ta shoqëruar në lidhje me ngjarjen e djeshme, 71 vjeçari është mbyllur në dhomë dhe ka vrarë veten. Dyshohet se arma qe vrau veten te jete arma qe ka kryer krimin.

Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e djeshme i vrarë në banesën e tij, nga bashkëshortja e tij. Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi.

Nako jetonte prej vitesh në SHBA, e ndërsa mësohet se viktima ishte babai i dy fëmijëve.

Pista ku po hetohet në lidhje me këtë ngjarje është ajo e grabitjes.

8D0BE7FE-DAA7-411C-9674-79E278C66DC4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *