• |
ide | kryesore

Mblidhet KLGJ, pritet hapja e garës për kandidatët jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë

Lajme, Të fundit



Ndërkohë, në mbledhjen e javës së kaluar, KLGJ miratoi akt-rregulloren për përcaktimin e pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve. Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë, ndërsa anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 të trupës.

Akt-rregullorja është vlefshme vetëm për kandidatët jo-gjyqtarë dhe jo për kandidatët gjyqtarë. Të parët duhet të kenë të paktën 15 vite karrierë si juristë të spikatur dhe të kenë merita profesionale, personale dhe organizative. Ata duhet të kenë ekspertizë të spikatur, si dhe të vlerësohen për përgjegjshmëri dhe paanësi. Gjatë përzgjedhjes, KLGJ do të marrë parasysh edhe gradat shkencore të juristëve.

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm dy anëtarë: Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dovranin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *