• |
ide | kryesore

Tonditëse/ 5 të rinj përdhunojnë në shkurre vajzën me aftësi ndryshe (FOTO)

Lajme, Të fundit



5 të rinj janë arrestuar në Gjermani, të dyshuar për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare mes shkurreve të një parku në qytezën e Mülheim. Sipas asaj që shkruan “The Sun” të rinjtë akuzohen se sulmuan një vajzë me aftësi ndryshe dhe më pas e filmuan aktin e tyre të tmerrshëm.

Sipas të njëjtave burime, djemtë janë nën moshën për tu dënuar pasi 3 prej tyre janë vetëm 14 vjeç ndërsa 2 të tjerët sapo kanë mbushur 12 vjeç. Të 5 të ndaluarit janë nga Bullgaria. “The Sun” shkruan se ata e zvarritën vajzën në disa shkurre dhe filmuan më pas sulmin seksual me celularë.

Policia nuk ka treguar detajet e sulmit, por mediat lokale thanë se vajza ishte “keqtrajtuar në mënyra të ndryshme”. Banorët aty pranë u alarmuan për incidentin pasi dhe qentë e tyre nuk ndalonin lehjen.

Vetëm pas një ore nga ngjarja, një 61-vjeçar doli nga shtëpia dhe pa vajzën 18-vjeçare dhe dy nga të dyshuarit. Ishte ai që lajmëroi policinë e cila vijon hetimet për ngjarjen që ka tronditur opinionin publik. ©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *