• |
ide | kryesore

Ish e dashura e Michael Jackson e bindur se ai ishte pedofil

Paparazzi, Slider



Ish e dashura e Michael Jackson, Tatum O’Neal, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat e huaja ka zbuluar disa të vërteta shokuese.

Tatum ka treguar se nuk është aspak e habitur që Michael akuzohet për abuzim seksual me fëmijët.

Ajo shprehet se vetë nuk ka parë asnjë gjë për të dokumentuar diçka reale, por shton se fjalët e fëmijëve në dokumentarin ‘Leaving Neverland” nuk mund të mos jenë të vërteta.

 A rundown of all the child sex abuse allegations made against Jackson

Tatum tregoi se kur u njoh me këngëtarin ishte vetëm 12 vjeç dhe ai i kishte kërkuar një marrëdhënie intime, por ajo e kishte refuzuar.

Mosha e ish të dashurës së tij tregon se që në atë periudhë Michael ka pasur prirje për të ngacmuar seksualisht fëmijët.

Nëse dëshironi të shihni të plota akuzat e ngritura ndaj yllit të muzikës pop, ato mund t’i dëgjoni në dokumentarin “Leaving Neverland”.

Personat të cilët pretendojnë se janë abuzuar nga ai kanë treguar në mënyrë të dhimbshme historitë e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *