• |
ide | kryesore

Lukaku thyen raportin me Solskjaer: Inter i prezanton ofertën United

Sport



Antonio Conte kërkon të ketë sa më parë një skuadër të kompletuar ndaj dhe drejtuesit e Inter kanë shpejtuar përpjekjet e tyre për ti garantuar elementët e kërkuar, duke filluar nga sulmi. Edin Dzeko e Romelo Lukaku janë prioritetet. Për boshnjakun, duhet ngushtuar distanca me Romën: 12 milionë oferta zikaltër, i pozicionuar në 18 klubi verdhekuq, gjashtë milionë që mund të mos kenë vlerë, për vullnetin e lojtarit për tu veshur zikaltër dhe kontratën që mbaron së afërmi.

Më e vështirë është tratativa që të çon tek Romelu Lukaku. Gjërat kanë lëvizur në fakt, me Inter që vendosi të ulet në tavolinë me drejtuesit e Manchester United, pas sinjalit të fortë të dhënë nga sulmuesi belg. Drejtori sportiv zikaltër Piero Ausilio është në Londër për të kuptuar nëse ekziston mundësia reale për ta sjellë belgun në Itali: besimin zikaltërve ia ka rritur pozicionimi i Lukaku që i ka bërë të qartë teknikut Ole Gunnar Solskjaer dëshirën për të luajtur në Serie A, duke fshirë kështu tentativën e teknikut të United për ta bindur të qendrojë në Manchester të paktën një tjetër vit.

Inter është gati për të prezantuar ofertën e tij: 70 milionë të pagueshme në tre këste. Vështirë se mund të parashikohen kohët për një akord, edhe pse flitet për 48 orë. Conte e pret sa më shpejt, por durimi është arma fituese e negaciatorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *