• |
ide | kryesore

Publikohet “Spirit”, kënga e Beyonce që do të jetë në filmin The Lion King

Paparazzi, Slider



“Walt Disney Records” publikoi në streaming “Spirit”, këngën e re të realizuar dhe kënduar nga Beyonce, që do të përfshihet dhe në albumin e muzikës së ribërjes së filmit live-action “Lion King”.
Beyonce nuk ka bërë vetëm muzikën e filmit, të përfshirë në albumin “The Lion King: The Gift”, por është edhe zëri dublues i personazhit Nala.
Albumi, që pritet të dalë më 19 korrik, përmban regjistrime nga artistë ndërkombëtarë, si dhe është përshkruar si i zhytur në tingujt e Afrikës.
Në album do të jetë dhe “Never Too Late, këngë e realizuar nga Elton John dhe Tim Rice, dyshja që ka bërë dhe muzikën e klasikut të animuar të vitit 1994, për të cilën fituan dhe “Oscar”, për këngën më të mirë, “Can You Feel the Love Tonight”.

https://www.youtube.com/watch?v=qt2IhFRwdPQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *