• |
ide | kryesore

Tallje nga qielli: në stërvitjen e Manchester United, një avion i bën të tërbohen…

Sport



Sikur të mos mjaftonin polemikat e lidhura me Paul Pogba e dëshirën e Romelo Lukaku për të ndryshuar ambjent, tek Manchester United duheshin edhe …tifozët e Liverpool. Për ta bërë të paharrueshëm turneun australian të Red Devils, mendojnë rivalët e përjetshëm, që edhe me skuadrën e Solskjaer në anën tjetër të botës, nuk e kanë humbur rastin për një pickim. Në fund të fundit, Reds kanë të gjithë të drejtën e botës për ta bërë: në Old Trafford gjëfrat nuk shkojnë fare mirë, ndërsa fitorja në Champions League ndërpreu serinë e dështimeve të Liverpool. E natyrisht këtë kishin dëshirë tia kujtonin United.

Sipas The Sun, gjatë stërvitjes së Red Devils në Perth mbi fushë ka fluturuar një aeroplan i vogël, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen. Mjeti, nga ato që përdoren për publicitet, kishte të shkruar një slogan krejt tjetër nga një reklamë…. ishte tallje e pastër. “LIVERPOOL FC – 6x European Champions!”, sa për ti vënë United gishtin mbi plagë. Një shaka që ideatorit duhet ti ketë kushtuar mjaftueshëm. Sipas Sportbible, të marrësh me qera një avion të tillë në Australi kushton mbi 1000 dollarë. Po për të ndjerë kënaqësinë duke parë tërbimin e rivalëve, vlen kaq e më tepër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *