• |
ide | kryesore

Denoncimi i PD-së: Policët e Policët e kapur në dosjen 184 janë graduar nga Rama për të terrorizuar popullin

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi në një deklaratë për mediat u shpreh se të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën barbare të policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga raporti i Avokatit të Popullit.

Sipas tij policët dhe drejtuesit e inkriminuar të policisë të kapur në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të arrestohen, janë graduar nga Edi Rama për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës.

Deklarata e plotë:

Gjatë votimeve të paligjshme, antikushtetuese dhe njëpartiake të 30 Qershorit, kemi denoncuar dhunën dhe terrorin shtetëror që është ushtruar ndaj qytetarëve dibranë nga policia politike e Edi Ramës.

Drejtuesit e saj janë të njëjtët banditë me pushtet që kanë vjedhur zgjedhjet në të kaluar, kanë dhunuar kundërshtarët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës, janë të njëjtët banditë me uniformë që u faktuan nga përgjimet e gazetës gjermane BILD, si pjesë e dosjes kriminale 184.

Të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën barbare të policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit thotë se policia ka shkelur disa nene të Kodit Penal, kur ka keqtrajtuar fizikisht qytetarët apo kur I ka arrestuar ata pa prova, jo në flagrancë dhe u ka kontrolluar banesën jashtë afateve ligjore.

Avokati i Popullit ngre shqetësimin se shefi i Komisariatit të Dibrës, një bandit me unifromë, nuk ka marrë asnjë masë për t’u siguruar të keqtrajtuarve nga policia mundësinë e ekspertimeve mjeko ligjore.

Avokati i Popullit ka zbuluar edhe një fakt tjetër të rëndë nga sjellja prej bande e policisë së Edi Ramës me qytetarët e Dibrës.

Bazuar në dokumente dhe dëshmi të pakundërshtueshme, oficerët e policisë gjyqësore, nën urdhrat e Sandër Lleshajt, kanë mashtruar për kohën e arrestimit të qytetarëve, për të mbuluar shkeljen flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.

Një nga shkeljet e paprecedentë të Policisë politike të Edi Ramës në Dibër është refuzimi për t’iu bindur urdhrit të Gjykatës për të çuar para gjykatës të ndaluarit. Avokati i Popullit ka konstatuar se Avokati I popullit vë në dukje se “Mos dërgimi i të arrestuarve në Gjykatën në datën e kërkuar prej saj do të thotë se Policia ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës, duke dëmtuar rëndë besimin e publikut tek këto organe të administratës publike.

Policët dhe drejtuesit e inkriminuar të policisë të kapur me zë e figurë në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të jenë pas hekurave apo të larguar nga detyra, janë graduar nga qeveria e Edi

Ramës dhe kanë pasur licensë nga qeveria për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës.

Partia Demokratike siguron çdo qytetar se shkelësit e ligjit, ata që kanë guxuar të ngrenë dorën dhe të nëpërkëmbin dinjitetin e qytetarëve vetëm se ata kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese, do të përgjigjen para drejtësisë.

Ne nuk harrojmë!

Ligji ka për të vepruar me ashpërsinë më të madhe ndaj banditëve me dhe pa uniformë në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë!

2 Comments

  1. Bir Selmani nenes…..
    Po pse me, me kto analfabete doni me ardhe ne pushtet ju?
    Po lijini me kto deklarata militantesh se sfitoni gjo.

  2. Mire avokati pop.
    po interesant eshte fakti qe PD,-Lsi nuk ka bere gati dosjen e shkeljeve
    & Krimit te Ri electoral.
    Del ne shesht krimi kaluar, vijohet termeti Ri, JallanOpozita I bi daulleve:
    -lloqe – fjalet I merr era,
    -protesta – edvini I ben te fall bashArtistit qe e kreu me se miri ene ket muaj (zeri I buciti, si ehoxha n’vakti – fyshekzjarre e pordhe: dhuna dhuna!!!!
    eshte era që del nga spectacli
    Yyyyffff.
    Eeeh
    O halli I perbashket qe I fut ne nji cader, si gjithnji.

    Ska nevoje per idjotQepallim….

    Grusht bashkuar rreth Hallit te perbashket, sejcili robin e vet

    🍥 Deeelet blegerosin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu