• |
ide | kryesore

Meghan Markle: Mediat po më vështirësojnë jetën

Paparazzi, Slider

Meghan Markle dhe Princ Harry  pak ditë më parë u bënë pjesë e premierës së filmit “The Lion King”. Në këtë dalje të tyren publike ata patën mundësi të takojnë shumë personazhe të njohur dhe një prej tyre ishte edhe artisti Pharell William.

Meghan dhe Pharell u ndalën të bënin një bisedë të shkurtër dhe videoja e tyre po qarkullon së fundmi në internet.

“Jam shumë i lumtur për ribashkimin tuaj. Dashuria është e mrekullueshme. Dashuria është e bukur. Mos e merr të garantuar. Por se çfarë do të thotë me klimën e sotme… Thjesht doja t’u thosha se e juaja është shumë domethënëse për të gjithë ne, ju përgëzojmë vërtet”, dëgjohet t’i thotë Pharell Meghanit.

Këto fjalë duket se i kanë pëlqyer dukeshës megjithatë, ajo nuk ka nguruar t’i japë një përgjigje e cila duket se e shqetëson prej kohësh.

“Oh shumë faleminderit, por ata nuk na e bëjnë aspak të lehtë”, shprehet Meghan.

Aktorja nuk ka përmendur asnjë emër, megjithatë kuptohet lehtësisht se ngërçin e ka me mediat, të cilat e vëzhgojnë 24 orë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu