• |
ide | kryesore

Mbajtja e armëve, Lleshaj: Nuk janë vegla muzikore, të ashpërsojmë dënimet

Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është shprehur nga foltorja e Kuvendit për ndryshimet në Kodin Penal që pritet të miratohen sot në seancën plenare.

Lleshaj arsyeton se këto ndryshime janë të nevojshme, pasi duhet të ashpërsohet ndëshkimi për mbajtjen e armëve, duke bërë një krahasim madje me vendet që e kanë të lejuar dënimin me vdekje.

Duhet ashpërsuar ndëshkimi penal për mbajtjen e armëve. Ne jemi një vend që nuk e kemi vendimin me vdekje dhe  prandaj ne nuk e kemi, pasi kemi edhe ligjin që s’mund të blejmë lehtësisht armë.  Duhet të heqim edhe mundësinë fizike çdo qytetari që edhe ta vrasë, për këtë arsye duhet të forcojmë dënimin penal për ata kanë armë të tilla. Nuk janë mjete muzikore për ahengje por me ato vritesh.  Sa më pak armë të ketë vendi aq më mirë”, është shprehur ministri.

Ndërkaq, në fundin e mandatit të tij si ministër i brendshëm, Saimir Tahiri, ndërmorri një nismë për dorëzimin vullnetar të armëve nga ana e qytetarëve, që nuk u konkretizua sipas pritshmërive.

 

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu