• |
ide | kryesore

Terrorizojnë banorët me të shtëna armësh, në pranga 2 adoleshentët

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy adoleshentë, pasi gjatë natës së shkuar kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

Në cilësinë e provës materiale, forcat policore kanë sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *