• |
ide | kryesore

“Unë jam LA…”: Ibrahimovic, gol, sombrero dhe fyerje në fund të ndeshjes…

Sport



“Unë jam LA”. Në ditët që kanë paraprirë derbin me Los Angeles FC, Zlatan Ibrahimovic i kishte lejuar vetes deklarata që nuk janë absolutisht modeli i përulësisë. Pastaj zbriti në fushë dhe shënoi tre gola që e bënë të fitonte Galaxy, e magjepsën tifozët, sidomos me atë sombrero ndaj kundërshtarit përpara se ta depozitonte në rrjetë. E atëherë kupton se Ibra mund ti lejojë vetes gjithcka do. Edhe të thotë: “Unë jam Los Angeles”.

“Në ndeshje si këto e rris nivelin, kur ka një stadium plot e thithet kjo atmosferë ndihem më i karikuar. Jam në modalitetin playoff cdo ditë”. Këto janë deklaratat në fund të ndeshjes të suedezit, që i referohej përplasjes me vendin e parë të rednitjes dhe golashënuesin më të mirë të kampionatit, Carlos Vela. È mjaftoi ti kërkoje një krahasim për ta bërë Ibra të shpërthejë: “Unë fitoja në Europë në moshën e tij”. Kështu Zlatan ka shkuar në fushë e i është përgjigjur avantazhit të meksikanit, duke shënuar një tregolësh, që e con në 16 numrin e golave në kampionat.

Në minutën e 8′ të pjesës së parë, në disavantazh 1-0, suedezi mori një top nga mesfusha e stopoi me gjoks e kaloi mbi kokën e kundërshtarit e pasi e la të përplasej në tokë goditi fuqëishëm nga jashtë zonës duke barazuar rezultatin. Në pjesën e dytë Ibrahimovic kompletoi misionin me golin me kokë, e goditjen kirurgjike kur në festimin e cmendur mori përpara edhe një kundërshtar duke e përplasur përtokë: “Ferrari kishte shumë benzinë sot”, shpejgoi ai, duke iu referuar batutës së vigjiljes: “Jam një Ferrari mes Fiat”.

Në fund, pas 3-2 final në golin e kotë të Vela në të 97′, Ibrahimovic nuk harroi të “përkëdhelte” një pjesëtar të stafit kundërshtar me fyerjen “k… e vogël” (little bitch). Por Ibra kështu është: mund ti lejojë vetes atë që do, ose më mirë atij i pëlqen ta mendojë kështu.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *