• |
ide | kryesore

Çështje e re tek Inter: Conte ngel në klasë Perisic e mendon për Kolarov

Sport



Jo vetëm Lukaku e Dzeko, në kampin e Inter mund të jetë hapur një cështje e re e lidhur me merkaton. Nëse sulmi zikaltër është krejtësisht një kantier në ndërtim, përjashtimi që Antonio Conte i ka bërë mudnësisë që Perisic të mund të bëjë mesfushorin e majtë në të gjithë krahun e ka vënë shoqërinë përballë një dyshimi të madh: të marrë një lojtar tjetër, apo të presë që kroati të adaptohet me rolin? Në rastin e parë do të kthehej në modë emri i Aleksandar Kolarov.

Hipoteza lidhet me situatën e Edin Dzeko, një fazë që nuk e bën Romën ta shohë pozitivisht përplasjen me zikaltrit. Gjithnjë në rast se oferta për të dy nuk kënaq kërkesën e Petrachi: sulmuesi boshnjak vlerësohet 20 milionë euro, Kolarov 15 plùs bonus. Me 30 milionë mund të mbyllen të dyja tratativat, në pak kohë madje. Emrat alternativë janë tek Chelsea, por Emerson Palmieri duket i pashitshëm, ashtu si Filip Kostic i Eintracht Frankfurte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *