• |
ide | kryesore

Asambleja e PS/ Rama “pranon” gabimet: Disa punë i kemi bërë keq

Lajme, Të fundit



Gjatë ligjëratës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Rama tha se 30 qershori ishte një arsye për të reflektuar “shumë më shumë nga sa e kemi bërë deri më sot”.

Ne nuk është se fituam një betejë zgjedhore të radhës për mandatin e ardhshëm të bashkive, por Shqipëria fitoi përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëvë, sepse Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, parti molotovësh. Ata që e ndërmorën këtë aventurë e pësuan.”- u shpreh kreu i qeverisë.

Duke u ndalur tek punët e kryera nga qeveria, Rama bëri një “mea culpa”, duke pranuar se janë bërë edhe gabime. “Nuk fituam ngaqë kemi bërë vetëm punë shumë të mira, se kemi bërë aq sa mjafton. Ne kemi bërë edhe punë gabim më mirë të mos i kishim bërë fare, madje ndonjë e kemi bërë dhe keq. Punët e bëra deri këtu nuk mjaftojnë më pas 30 qershorit. Rendimenti ynë qeverisës në cdo nivel nuk mjafton aspak, sidomos niveli i shërbimit të njerëzve të zakonshëm në këtë shtet”,- tha Rama.

 



6 Comments

  1. Pse nuk i permend punet qe jane bere keq, sepse nuk bejne keq ca te qeshura ne zheg.
    Punat e bera keq sipas KM, mos prisni t’i gjeni ne asnje prej raporteve nderkombetare ku nxihet Shqiperia dhe lartesohet fjala vjen Serbia. Jo, jane te tjera. Jane speciale. Jane gajasese dhe ngjethese ne te njejten kohe.

  2. Hi syve qorrave, eshte karremi qe ja fut doçi mediokerve qe e degjojne!! Nuk ka ç’thua; vertet bir’kurve, si eshte prezantuar vete ky!

  3. Oho vazhdon ky akoma avazin. I mbarum komplet. Komplet. Kur do dali ne pension ky. As dreqit te malljum nuk u hyn me ne pun. Edhe atij besoj i eshte neverit. Pa le ne. Lapsi please mos na u nxirni te pakten per fytyre.

  4. Pse nuk flet haptas per punet e mira qe ka bere si vendosjen e traut ne Rrugen e Kombit, Unazen e Re, rrugen Milot-Balldren, palmat dhe me pas pishat ne “autostraden” Tirane-Durres, cmimin e karburantit qe e ka rritur dhe vazhdon ta rrise duke e bere me te shtrenjte se ne BE, spitalet qe i ka zbukuruar perjashta, por qe nuk kane as ilacet me te thjeshta e mete lira. PPP-te ne cdo gje, drejtesia e shlaterruar etj. etj. E mira me e madhe qe ka bere, eshte se ka shtuar miliardat e veta ne kurriz te shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *