• |
ide | kryesore

“Game of Thrones” do të kujtohet si një ndër serialet protagonistë të “Comic-Con 2019”

Paparazzi, Slider



“Game of Thrones” do të kujtohet si një ndër serialet protagonistë të “Comic-Con 2019”, gjatë të cilit, aktorët e pranishëm në panel u përballën me fansat që e kanë ndjekur për 8 vjet.

Në panelin e ‘GOT” ishin Maisie Williams (Arya Stark), Isaac Hempstead Wright (Bran Stark), Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister), Liam Cunningham (Davos Seaworth), Conleth Hill (Varys), John Bradley (Samwell Tarley) e Jacob Anderson (Grey Worm).

Mes pyetjeve kurioze ishte edhe ajo e batutës më të pëlqyer prej tyre.

Për Nikolaj Coster-Waldau, është padyshim “Hold the donor” e Hodor, ndërsa Liam Cunningham preferon “Nothing fucks you harder than time” të Davosit të tij.

Grey Worm nuk e ka harruar Daenerys e Missandei dhe batuta e tij e preferuar është “Valar morghulis”.

Maisie Williams është tërhequr më shumë nga batuta e personazhit të saj “Not today”. John Bradley preferon një ndër frazat e Samwell Tarly: “I always want to be a wizard”.

Për Conleth Hill është batuta e kolegut Tyrion që i ka mbetur në mendje, “I drink and I know things”. Ndërsa Isaac Hempstead-Wright kujton një ndër frazat që bën të rikthehesh në kohët e para të “GOT”, “Chaos is a ladder”.

U fol dhe për kritikat për finalen, ndërsa dikush mendoi për të ulur disi tensionet, u paraqit i veshur si gotë kafeje, si ajo e “Starbucks” që u shfaq në serial.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *