• |
ide | kryesore

Konservatorët zgjedhin kryeministrin e ri të Britanisë

Planet, Të fundit



Britanikët presin të mësojnë këtë të martë se cili do të jetë kryeministri i tyre i ri. Partia Konservatore qeverisëse parashikohet të publikojë rreth mesditës fituesin e garës për zëvendësuesin e ish-kryeministres, Theresa May, mes kandidatit më favorit, ish-kryebashkiakut të Londrës, Boris Johnson-it dhe ministrit të Jashtëm, Jeremy Hunt.

May, e cila ka dha dorëheqjen pas kundërshtimit të ligjvënësve në Westminster për 3 herë me radhë të Marrëveshjes së negociuar me Brukselin për çanëtarësimin e vendit nga Bashkimi Evropian, do të drejtojë ditën e sotme mbledhjen e fundit të kabinetit britanik.

Fushata për të fituar postin e liderit të Konservatorëve dhe rrjedhimisht edhe të kreut të qeverisë britanike, është karakterizuar më së shumti nga diskutimet për Brexit-in. Në këtë drejtim, kandidatët kanë mbajtur qendrime diametralisht të kundërta: Hunt ka dhënë garancinë se do të sigurojë largimin pas votimit të një marrëveshjeje, ndërsa Johnson në anën tjetër, ka shprehur vendosmërinë që Britania të dalë nga Unioni më datë 31 tetor, brenda afatit të shtyrë në Samitin e Brukselit në prill, duke përfshirë këtu edhe mundësinë e largimit pa marrëveshje.

Fituesi i garës që do të shpallet zyrtarisht të mërkurën kryeministri i ri i Britanisë së madhe, do të përcaktohet nga reultatit i votimit të  të rreth 160,000 anëtarëve të Partisë Konservatore.

 



1 Comment

  1. Shikoni sa pak anetare ka nje nga partite me te vjetra ne bote. Ketu teserat jane si karta identitetit per ata qe punojne ne administrate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *