• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë në Britani: Plani për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë është i paligjshëm

Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë ka vendosur që skema e dëbimit të qeverisë së Ruandës është e paligjshme. ‘Skynews’ raporton se gjykata po shqyrtonte vetëm nëse Ruanda është një “vend i tretë i sigurt” për dërgimin e migrantëve.

Reed, Presidenti i Gjykatës së Lartë, dha vendimin. Çështja u dëgjua dhe u shqyrtua nga Lord Reed, Lord Hodge, Lord Lloyd-Jones, Lord Briggs dhe Lord Sales. Reed tha se çështja e sekretares së brendshme britanike u hodh poshtë.

Vendimi u mor unanimisht nga pesë gjyqtarët.

Në vendimin e publikuar thuhet: “Gjykata e Lartë rrëzon njëzëri ankesën e Sekretares së Brendshëm dhe mbështet përfundimin e Gjykatës së Apelit se politika e Ruandës është e paligjshme. Kjo për shkak se ka arsye të konsiderueshme për të besuar se azilkërkuesit do të përballeshin me një rrezik real të keqtrajtimit për shkak të rikthimit në vendin e tyre të origjinës nëse do të zhvendoseshin në Ruandë. Reed dhe Lord Lloyd-Jones japin një gjykim të përbashkët me të cilin anëtarët e tjerë të Gjykatës janë dakord.”



2 Comments

  1. Po me gjykaten tone, kush do merret, apo tia leme udheheqesit te na shtype akoma me kapriciot e manovrat politike, ketij miu gjerizi makiavelist i tepruar.Shqiptaret ikin, ky sjell afrikanet, e ku ne vendin me te varfer e te shtrenjte.,Me zi po mba kete popull, fodulli me krekosje idioti, firmos, fap, e fap, si me incerenatoret, e del i pa lagur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *