• |
ide | kryesore

Boris Johnson kërkon të blejë “fasadën” e 10 Downing Street

Arkiva, Planet
boris



Ish-kryeministri britanik Boris Johnson mësohet se ka ofruar 30 mijë paund, afërsisht 35 mijë euro, për të blerë riprodhimin në përmasa reale të fasadës së Doëning Street, numri 10, që është edhe rezidenca e kryeministrit anglez. Këto janë rekuizita të përdorura në serialin televiziv të frymëzuar nga ngjarjet e familjes mbretërore “The Crown”, të nxjerrë në ankand në Londër së bashku me kostume, rekuizita dhe sete nga seriali televiziv.

Siç tha një burim për “The Sun”, i cituar nga Daily Mail, gjesti i Johnson “i bëri të gjithë të qeshin. Është i madh. Askush nuk e di se ku do ta vendoste Boris këtë gjënë”.

Rekuizitat janë aktualisht të ekspozuara në Londër si pjesë e një ekspozite speciale për fansat e “The Crown”. Fansat mund të blejnë mbi 500 copë relike të përdorura në gjashtë sezonet e serialit në një ankand. Përvec fasadës për të cilën Johnson ka bërë një ofertë është edhe kopja e fustanit të Dianës, që ka hyrë në histori si “fustani i hakmarrjes”, i veshur nga Lady D në 1994 kur Princi Charles pranoi lidhjen e tij me Camilla.

Ka edhe shumë palë këpucë dhe madje edhe një riprodhim i karriges së St Eduardit, karriges së kurorëzimit. Shtëpia e ankandeve Bonham ka organizuar dy shitje: një online, e cila filloi më 11 janar dhe një live, e cila do të mbahet më 7 shkurt. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *