• |
ide | kryesore

Dalin në ankand veshjet e artisteve

Paparazzi, Slider



Veshjet e veshura nga legjendat e pop-it, Madonna, Lady Gaga dhe e ndjera Whitney Houston, do të dalin në një ankand të 27 shkurtit në Beverly Hills.

Njëri është një kostum rozë e zbehtë – që vlerësohet të kushtojë deri në 20,000 dollarë –, sipas Julien’s Auctions. Tjetri – një fustan mëndafshi i printuar me lule vlerësohet nga 4,000 deri në 6,000 dollarë, tha shtëpia e ankandit. ë dyja pjesët janë vepër e kostumografes britanike Penny Rose, e cila ka punuar në “Pirates of the Caribbean”.

Koleksionistët mund të zotërojnë gjithashtu një xhaketë pambuku të kompletuar me pantallona prej kadifeje, nga Gianni Versace, të veshur nga fituesja e tetë herë Grammy, Whitney Houston. Seti, të cilin këngëtarja legjendare e veshi rreth vitit 1992, vjen me një foto të saj të veshur me të dhe pritet të kushtojë të paktën 3000 dollarë.

“Këto veshje tshkaktuan bujë kur u veshin për herë të parë nga këto tre diva dhe do të habisin përsëri disakur të dalin në skenën e ankandit,” tha Darren Julien, CEO i shtëpisë së ankandeve./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *