• |
ide | kryesore

Kosova, SHBA dhe BE në ‘garë’ për të gjetur zgjidhje, mësohet lëvizja e radhës për në shtator

Arkiva, Lajme, Të fundit

SHBA dhe Europa po “konkurrojnë” për të gjetur zgjidhjen e një konflikti të ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë, për t’u dhënë fund mospajtimeve të fundit në rajonin e brishtë të Ballkanit.

Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës pritet të marrin edhe një ftesë për një takim në Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas samitit në Paris, i cili u lajmërua nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për në muajin shtator, pasi Uashingtoni është i vendosur për të zgjidhur çështjen e Kosovës deri në fund të vitit, sipas burimeve nga disa media serbe. Plani i Uashingtonit është që menjëherë pas Parisit, në shtator, të ketë një tjetër takim me liderët në Uashington, me qëllim të zhbllokimit të situatës.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se do të organizojë një takim të ri dhe qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është që të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Mediat serbe aludojnë që Perëndimi ka synim të detyrojë Prishtinën për të hequr taksën ndaj produkteve serbe, për të zhbllokuar vazhdimin e bisedimeve. Macron do të bisedojë me Kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila gjithashtu do të jetë një pjesëmarrëse në takimin e Parisit.

Më herët, Presidenti i SHBA, Donald Trump, në letrat dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ofruar që SHBA të jetë pritëse e takimit, e cila do të çonte në arritjen e marrëveshjes finale, por gjërat nuk kanë lëvizur që atëherë. Dëshira e SHBA për të qenë pjesë e zgjidhjes përfundimtare gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë u shfaq edhe në një konferencë në Uashington mbi liritë fetare, ku ishte i pranishëm Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo.

Në foton e grupit ku ishin të pranishëm personalitete të rëndësishme të diplomacisë nga shumë vende, Pompeo është vendosur në rresht të parë, me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në njërin krah dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, në krahun tjetër. Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, ishte mikpritës i konferencës ndërkombëtare për nxitjen e lirisë fetare, në të cilën shumë zyrtarë botërorë po marrin pjesë në Uashington dhe vendosja e diplomatëve nga vende të ndryshme të botës në kompozimin e fotos “familjare” të takimit nuk është aksidentale. Pompeo, Pacolli dhe Daçiç janë në ballë, me zyrtarë të rëndësishëm.

Daçiç përfaqësoi Serbinë dhe Pacolli përfaqësoi Kosovën, në Konferencën Ministrore për Promovimin e Lirisë Fetare, e cila u mbajt të mërkurën dhe të enjten në Uashington, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Ky takim ishte edhe një mundësi për të vazhduar dialogun me përfaqësuesit më të lartë të administratës në Uashington.

1 Comment

  1. Amerika keron zgjidhjen e problemeve te Ballkanit,me nje te rene sopate,por nuk eshste rezultative.Zgjidhjet me nje te rene sopate,nuk i kane dhene rezultat,as me Korene e Veriut,dhe as me Iranin,bile pa permendur edhe nje sere vendesh te tjera si Siria,Iraku,Afganistani,Venezuela e tj.Zgjidhja me nje te rene sopate,nuk eshte realisht zgjidhje per vendin perkates apo edhe per Ballkanin,por eshte nje pune qe amerika kerkon te heqe nga lista,nje problem,por nderkohe nuk merr parasysh pasojat qe lejne me pas.Rasti i Irakut eshte akoma prezent.U sulmua per t’i kapur armet helmuese,por jo vetem qe nuk gjeten asnje lloj te tille arme,por mbas sulmit Iraku eshte bere pershesh,deri ne ditet e sotme,dhe nuk shikonet shprese per paqen ne Irak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu