• |
ide | kryesore

Në pranga 3 protestues të “Astirit”, banori: Më tërhoqën zvarrë, ja si më shqyen

Lajme, Të fundit



Tre banorë të zonës së Astirit janë arrestuar pranë Gjykatës Penale në Tiranë, ku ndodheshin për të kërkuar lirimin e dy anëtarëve të familjes Ferati, babë e bir, të arrestuar tre ditë më parë në ambientet e banesës e tyre.

Ndërkohë, banorë të tjerë të Astirit të mbledhur pranë Gjykatës, pretendojnë se janë dhunuar nga forcat e rendit, të veshur si persona civil dhe të papajisur me asnjë dokument përkatës.

Më tërhoqën zvarrë shikoni si mi kanë grisur rrobat, si më kanë shqyer, edhe krahun ma kanë thyer fare, ja shikoni gërvishtjet.  Ne kemi të gjitha dokumentat, na dhunojnë në mes të ditës, hajde shkojmë tek Drejtoria e Policisë, të na arrestojnë të gjithëve,. Dilni shikoni pas orës 21:00 të darkës se si lëvizin të veshur civil dhe tmerrojnë fëmijët, nuk fklejnë gjumë nga frika. Ne ishim në mbështetje të familjes Ferati që janë masakruar. Erdhën 30 civila mes 100 banorëve, çfarë do të bëjmë, kot e kanë me ne, ju lutem juve të medias transmetoni gjithçka, hajdeni filmoni pas orës nëntë të shikoni çfarë tmerri përjetojmë. Këtë arrijnë ta bëjnë këtu tek Prokuroria”, tha njëri nga banorët.

 



4 Comments

  1. Civilave me pushtet ne rruge kthejani me te njejten menyre guerrile po ne rruge. Shtet kamikaz, kam thene qe nuk ka ndryshim nga polici me uniform na krimineli me uniform, Nga shteti civil dhe nga krimineli civil. Same shit!

    Primitiv mesjetar qe bejne kulla e ti shesin per mirqenje,
    Nderkohe jane shtazarak pa arsim e kulture te veshur me pushtet krimi.

    Gozhde me Gozhde, me i forti te mbijetoje.

  2. Shkoni o shurranjose kerkoni ndihme te mziu i luluse e salihut se ai ju ndihmon,pak ju kane bere se keni 10 muaj qe na cate karin duke bllokuar rruget e te gjitheve,kurva zaptues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *