• |
ide | kryesore

Nuk i rinovohet kontrata: Barcelona shtyn Rakitic drejt Inter…

Sport



Ivan Rakitiç sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona. Mesfushori kroat nuk do të marrë asnjë rinovim kontrate në Katalonje, edhe pse marrëveshja aktuale është në përfundim më 2021. Tekniku i blaugrana Valverde i ka treguar tashmë lojtarit që nuk do të jetë titullar, të paktën sikurse raportohet nga AS, duke e shtyrë tashmë të ardhmen e kroatit drejt Inter, që nuk e ka humbur asnjëherë interesin për mesfushorin.

Në idetë e teknikut të Barcellona është avancimi i Serxhi Roberto përpara, duke e zënë edhe atë pak hapësire që kroati e fitonte me vështirësi në formacionin katalanas. Inter ka treguar interes për lojtarin, por përpara nevojitet të kuptohet se cilat do të jenë synimet e futbollistit. Rakitic nuk ka qenë i hapur më përpara për një transferim i mundshëm, ndoshta me dëshirën për të tentuar deri në fund të luante shanset e tij në Barcellonë. Vetëm se tani situata për kroatin është bërë edhe më e vështirë, sidomos pas ardhjes së De Jong në skuadër, gjë që mund të bëjë të shohë me prioritet ofertën e Inter, ku do të gjejë Conte, një teknik që e ka vlerësuar gjithnjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *