• |
ide | kryesore

30 qershori/ PS merr 49 milionë lekë nga buxheti i shtetit, zbulohet sa përfitojnë partitë e tjera

Lajme, Të fundit

Në mbledhjen e ditës së shtunë, kur u miratua tabela përmbledhëse e rezultateve  përfundimtare për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), shpërndau edhe fondet për partitë politike pjesëmarrëse në proces.

Sikur të mos mjaftonte fitorja e 60 bashkive të vendit, Partia Socialiste do të përftojë edhe fonde nga buxheti i shtetit si forcë politike kryesuese. Përllogaritet që në total, socialistët do të shpërblehen me 49.966.219 lekë.

Partia Bindja Demokratike, e drejtuar nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi dhe e krijuar shumë pak kohë përpara zhvillimit të zgjedhjeve, do të marrë një fond prej 1.800.691 lekësh nga buxheti i shtetit.

Ndërsa nga 44 subjekte politike të regjistruara, 27 prej tyre do të duhet të kthejnë paratë e përftuara paraprakisht, pasi në 30 qershor kanë marrë më pak vota se 4 vjet më pare.

Kështu, FRD-ja e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi, për shkak të rezultateve të marra, do të duhet të kthejë në buxhet një shumë prej 2.2 milionë lekësh.

4 Comments

  1. Patoz palloshi… shko futi nai raki tani e qofte. Dhe nai lloto ndoshta se tjetër ske çar të bësh. Pallosh.

  2. Sa fytyre e neveritesheme gjithmon ka qene spiuni i Rames ne gjirin e PD .Ky njeri i peshtire ka vepruar si gjarpri ne PD. Ne gabimet qe ka bere Berisha per mendimin me i madhi eshte promovimi i figurave si surrat qeni Patozi ,Topallin ,Bregun ,Boden .Mire qe e kuptove ne fund doktor dhe nuk i vure ne listen e PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu