• |
ide | kryesore

Aktorët/ Si po manipulon Rama me idiotët e dobishëm të Teatrit

Arkiva, Kryesore



(Grafika lart nga Avni Delvina, Teatri me motivet e Guernikes se Pikasos) 

U bënë disa ditë që kryeministri po e përdor llogarinë e tij të Facebokut për të futur dasinë mes aktorëve të teatrit të cilët janë disa për ruajtjen e godinës aktuale dhe disa të tjerë për ndërtimin e një teatri të ri po në të njëjtin vend. Prej disa ditësh ai ka filluar ripublikimin e thënieve të tyre të dikurshme, duke përzgjedhur ose ata që kanë qenë përmosprishjen e teatrit dhe më pas kanë ndryshuar mendje, ose ata që kanë qenë dikur me PD-në dhe tani janë reshtuar përkrah Rilindjes për këtë çështje.

Andi Bushati:“Aleanca”, këmisha e hekurt që i duhet veshur Bashës

Kështu Rama ka cituar me radhë regjizorin e Portokallisë, Altin Basha i cili qe shumë aktiv fillimisht dhe më pas pas një takimi me Erion Veliajn u tërhoq nga kauza e kolegëve të tij..  

 

Rama flet edhe për amanetin e regjizorit të ndjerë Mihallaq Luarasi i cili sipas kryeministrit e ka lënë vite më parë amanetin e tij

Ai ka përdorur edhe thëniet e Ndriçim Xhepës që ka folur për ruajtjen në arkiva të një godine të re të vlerave të së shkuarës

Ai ka shfrytëzuar një thenie të dikurshme të Drita Haxhirajt për të thënë se teatri është një gërmadhë që kurrë nuk ka pasur vlera 

Ai nuk ka lënë pa futur si pyka dhe dy ish PD-istët e njohur publikisht, Leka Bungo dhe Rajmonda Bulku për ti kundërvënë me partinë e tyre të dikurshme që sot është pro mbrojtjes së teatrit.

Po ti shohësh me radhë këto postime që vijojnë me breshëri të përditshme të krijohet përshtypja sikur vendi po zien nga debati nëse i duhet Shqipërisë një godinë e re për Teatrin Kombëtar, apo duhet ruajtur ajo e kritur që në kohë të Zogut dhe që përbën një nga kryeveprat e akritekturës racifnaliste italiane të fillim shekullit të shkuar. Natyrisht ky është një debat. Ai i përhershmi midis mbrojtësve fanatikë të vlefrave historike të së shkuarës dhe ruajtjes së memories kolektive dhe atyre që kërkojnë modernizimin me çdo çmim. Por çështja e teatrit para se të jetë një problem kulturor apo estetik është një histori grabitjeje dhe korrupsioni. Sepse aty bashkë me fatin e teatrit do të vendoset edhe për ngritjen e gjashtë rokaqiejve me një biznes prej 200 milionë euro.

Dhe për tu bindur për këtë ka disa fakte.

Rama vetë ka deklaruar se ideja për ndritjen e teatrit me gjashtë kulla ishte një ofertë e pakërkuar e paraqitur nga frima Fusha. Por në fakt kjo është një gënjeshtër sepse dokumenti zyrtar që i është dërguar bashkisë së Tiranës nga kompania e ndërtimit daton në 16 shkurt 2018, por arkitekti Bjarke Ingels ka daklaruar që Rama e ka thirut që në 2016 për të folur për këtë projekt. Atëherë pojekti është i kryeministrit i cili ia kaaimpunul klientit të tij Fusha të cilit i ka dhënë deri më tani mbi 80 milion euro punë publike. Ka edhe më. Në 12 Prill 2017 kryeministri firmosi zvoglimin e qendrës historike të qytetit dhe qeveria hoqi prej hartës së mbrojtur zonën e Teatrit Kombëtar duke i hapur rrugë shembjes së tij dhe planit Rama Fusha. Historia vazhdon: Kryeministri pretendoi se projekti do i jepej Fushës pasi ai ishte pronari i tokës jo publike që ekzistonet mes 8 hektarëve truall shtetëror. Por më pas u morr vesh se Fusha kishte vetëm 298 metra katrorë.  Po të shtosh këtu se meqë toka i përkiste bashkisë Tiranë dhe ajo nuk e kalonte dot pa 2/3 e këshillit bashkiak, për këtë u shpik një ligj special, po të vëresh se ky ligj special i parlamentit ishte nominal dhe përmendte edhe emrin e kompanisë ndërtuese, po të theksosh se kostot e teatrit në projekt janë fryrë në mënyrë të paimagjinueshme (33 milionë euro, pra 3250 euro për metër katror, kosto kjo 16.5 herë më e lartë se sa kostoja zyrtare e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, dhe në fund po të qëmtosh babzinë për fitim në qendër të Tiranës ku sipas projektit do ndërtohet me dendësinë më të lartë (në sipërfaqen prej 6200 metrash ku do të ngrihen 6 kullat shfrytëzimi i tokës do të jetë më i larti në Tiranë 63.47%), kuptohet lehtë se e gjitha që ka vënë në punë këtë makineri manipulative është një grabitje gjigande.

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Por për të mos folur për këto detaje që i nxjerrin bojën kujtdo kryeministi ka vendosur të bëjë propagandë me citimet e dikurshme. Ai po i përdor aktorët pro tij si idiotët e dobishëm të një vjedhjeje të madhe.

Prandaj, manipulimi i tij është i disa fishtë. Ai nuk po manipulon vetëm se disa prej të cituarve si Rajmonda Bulku e kanë rrefuzur këtë përdorim, apo biri i të ndjerit Mihallaq Luarasi e ka përgënjeshtruar atë. Ai nuk po manipulon  vetëm me pyetjen nëse i duhet aktorëve shqiptarë një teatër i ri dhe dinjitoz: sepse këtu nuk ka diskutim edhe më kritikët thonë “PO” me gojën plot.

Shtrembërimi gjigand i Ramës është me këtë polemikë fallco, duke kundërvënë aktorët kundër njëri tjetrit, ai nuk do që të flitet për shifrat. Për ligjin special, për projektin e nisur vite më parë nga të cilat fitohen shumë para: Fusha vetë me kosto fallco ka pranuar në projekt se fiton 25 milionë euro, por ekspertë të pavaruar e çojnë deri në 200 milionë fitimin nga toka 6200 metra ku do të ngrihen rokaqiejt. Dhe ky është debati që Rama do ta mbysë.  

©Lapsi.al



36 Comments

  1. te arrisht te fyesh,poshterosh e cilesosh deri idiot gjithe ato figura embleme te artit e teatrit shqiptar do te thote qe je ndyresira me e madhe ketij kombi .Ptu kazani i mutit

    1. Po c’emblema?
      Perjashto ja dy kokrra, te tjeret jane medioker sa me s’thuhet. P.s.h, Bulku dhe ky Bungo si skenarist sidomos, jane shume te dobet. Haxhiraj dhe Luarasi kane vdekur. Xhepa e pergenjeshtroi. Keshtu qe mbetet vetem nje i zgjuar i dobishem si Altin Basha dhe nje idiot i padobishem si Laert Vasili.
      Pjesa tjeter si Ndrenika, jane shume pleq per t’ja varur teneqjen.

      1. Kush eshte me mua eshte i zgjuar dhe i mire… kush mendon ndryshe nga une eshte idjot dhe i keq..
        Shikoni se si do te shkruajne keta hienat e Lapsit kur ndonjeri nga keta ‘te miret’ do te nderroje mendje. Do fillojne tju ‘heqin fotografite ‘ nga vendet publike sic bente Enveri me ‘armiqte e socializmit’ qe ‘zbuloheshin’ cdo vit.

        Ky eshte mentaliteti i Lapsit.

  2. Rreper djali, po ju prishet godina e teatrit kombetar qe eshte emblema e kultures e e kujteses shqiptare . Aty jane shpirtrat e frymet e atyre aktoreve qe medemek u preke ti e qe nuk do te kuptosh thelbin. Teater te ri ta ngreje ku te doje. Te prishe godinen e partise socialiste e ta beje teater. Te prishe nje nga kullat qe rrine si fantazna e bosh ne qender e te beje teater. Te beje teater te ri ne bulevardin e ri. Te beje teater kudo ku nuk shkaterrohet emblema qe ti permend. Ta rikonstruktoje e dac ta beje nga e para teatrin ashtu si eshte. Le ta beje dhe muze e mos ngreje kerpudha betoni neper qytet. Ta ribeje bukur e ta ruajme se qyetetaret e vertete e duan. Ai nuk ka hall teatrin . Se ka pasur kurre. Ai e urren deri ne semundje qe para 20 vjetesh nuk e shembi dot. Ai ka vetem nje hall. Te grabise token ne qender te qytetit e te leje gjurmwn e vete te shemtuar me kulla e dyqane e te shperbleje Fushen e kompani per larjen e parave qe kane bere keto vite. Presioni i tyre eshte me i madh se i qytetareve por nuk ja del dot. Nese e shemb do hape gropen e tij e te atij spurdhjakut pa shtylle e pa kocke , hajdutit e mashtruesit Erion Veliaj m shpuren e llumit qe e ndjek pas.

    1. O greg se kemi te nejtin emer. Nuk qendron atje problemi. Qendron tjeter kund po nejse. Por dhe nuk ja vlen me te flasesh pdr keto probleme se sa te kemi njerin qe ben si ambasador duke marre urdhra direkt nga rama me sms te tipit “mos degjoni ata, se i njof une”, paralelishte e kombinuar me nje evrope qe mban dy standarte, lesh me qime ka per te nsryshuar. Sa gjera mund te thuhen po nuk ja vlen me. Imagjino dhe sa gjera mund te beheshin.

  3. Problemi qëndron tek korrupsioni nuk qëndron tek godina qëndron tek toka publike që i dhurohet privatit me qëllim që të ndërtohet një teatër i ri dhe pjesa tjetër përdoret për qëllimet e privatit.Teatri që ndërton privati ngjason me kafazin ku kendojnë kanarinat besoj që zogjtë do ishin më të lumtur në folenë etyre mes zogjve të tjerë se sa në kafazin e hekurt me ushqim të bollshëm ashtu dhe artistët do ishin më të lumtur të interpretonin në një teatër publik pa kulla pasi do ndiheshin në shtëpinë e tyre të vërtetë se sa në bodtumin e kullave private.

  4. Si sju vjen turp, nje tufe injorantesh komentues ndjekin delirin e ketij portali te financuar nga ruset. A jeni a sjeni shqiptar edhe ne mos qofshi te tille keni 2 pare mend?
    Ptu rrace e ndyre te shiturish.

  5. Thirrini mendjes.

    Ky eshte Qelbesira qe dhuroi Rrugen e Kombit, dhe i vuri traun.

    Shpresoj te paguajne cdo qindarkenga hundet, ne pleqeri.

  6. Hhhsaahh Ruset the ore moter qir bile fis qir mos i shaj Ruset se deri dje ku u ka dasht kari Ruset ta kan rrasur ?kur u bere pro Amerikan rraca jote e Lindjes, hapi pak gazetat para vitit 90, fiks 50 vite ke then posht Amerika, po tashi o fis kurvi kur u bere kunder Ruso Serbeve ti more rrac plere, mbylleni gojen mo se te gjith jeni rrac Rusi ju pasi mamat e juaja jan shkerdhyer me ushtar Rus, tutje rrac e shpifur u bet ju??

  7. O injorante qe nuk doni te shembet teatri, o maloke, shpellare qe doni te na lini me kete teater te vjeter dhw pa 6 kullat madheshtore qyteterohuni pak. Merrni shembull nga qytetaret si Taulant Balla, Elisa Spiropali, Ulsi Manja, Sadri Abazi, apo nga kryeqytetari i Tiranes me prejardhje nga fshatrat e qyteteruar te Kucoves. Mesoni pak nga keto koka te medha te njerezimit qe vetem ne shqiptaret i kemi. Duhet t’u japim nga nje miliom euro ne dite ketyre qe te na quteterojne dhe te na bejne te kulturuar si vehten. A e keni pare koken e Taulant Balles? Ju duket bosh ajo koke? Po ju shpellare keni qene dhe do jeno perderisa nuk ia dini vleren ketyre kokave te formave te ndryshme te mbushura plot me dijet e rilindjes shqiptare. Zgjohuni ne mengjes vetem me mendimin se sa do jepni ju o shpellare te pavlere, per te tejmbushur llogarite e boshatosura te ketyre kokave te medha. Merrni shembull nga reperi qe duke mos patur mundesi financiare, ben cmos qe t’i binde te gjithe se eshte idiot, vetem per te mbushur xhepat dhe llogarite e ketyre njerezve qe po lene kockat per kete vend dhe per TK me 6 kulla…

  8. Ky eshte nje kryeminister me batall ,me mashtrues,me hajduter ne historin o kombit Shqipetare .Nuk me intereson fare cfar njeri apo tjetri aktor ,ne te gjitheve ma interson qe teatri te mos prishet por te restaurohet spese pjese e trashgimnise kulturore te vendit tone .Sa ambasadorucin Soreka i beje nje pyetje :Te me tregoje nje rast te vetem qe ne Itali eshte prishur nje ndertese historike e kultures Italiane ? Pastaje te diskutoje per tenderat e prishjes se teatrit .Ky ambasadoret “intelektual” eshte punesuar ne kryeministri per te percjell mesazhet e Edvin Rames .Me qendrimin qe po mbajne keta ” ambasadore “po provojne ate qe thoshte Enver Hoxha se ne jemi rrethuar nga armiqet e thene shkoqur ju po ndihmoni ne riciklimin e diktorit Hoxha ,bravo .

  9. Ska asnje gje historike teatri ekzistues. Eshte i amortizuar. Po njerezit si le nostalgjia dhe sentimentalizmi patetik. Le te shembet e te behet nje i ri ne te njetin vend por me paret e shtetit jo te privatit. Keshtu me mire.

      1. jo mo jo ne ja kemi vene vizen shpresave punes etj etj, ke ardh vone ti. nuk merzitet me njeri, thjesht tallim karin me injorantet se skemi me ca te bejme

      2. E kuptoni ceshte bere ne 30 vjet ketu. Mentaliteti mendsia e te prishurit e te shkatruarit. Po te kishin halet e shpive te tyre gjindja do ti ruante ti restauronte. Po jo . Vetem prish vetem shkatro vetem vidh. Mashtro. Vidh vidh. Dhe tirana eshte kthyer ne nje moster. Me kryemostrat sheshi dhe stadiumi alla rivdekje.

  10. Para ca ditesh isha ne Rome dhe pashe Koloseon. Sa ishte vjetruar! I shkrova nje leter Ministrise se Trashegimise Kulturore (Ministero dei Beni Culturali) duke ia arsyetuar se duhej shembur dhe te behej i ri duke i mdertuar edhe nja 30 kulla rreth e rrotull ne Colle Oppio dhe ne Fori Romani. Akoma nuk me kane kthyer pergjigje. Qeveria shqiptare eshte shume me praktike. Do kishte nxjerre menjehere VKM per kete pune…

  11. Shurranjoset ha e gatti te hane bare dhe teatrin ta ndertojne vete me pune vullnetare,shurranjose te salihut shkoni nga keni ardhe,qe te shpetoje tirona

  12. Kur te beni nje Ermitazh apo nje Shen Petersburg me te bukur se ruset atehere flisni per ata. Kur te nxirrni nje Dostojevsk apo nje Kandinsk nje Cajkovs dhe Stravinsk me te mire se ruset atehere pellisni. Kur te nxirrni fizikante dhe matematikane atehere na cudisni. Furnellen me vajgur ne hale e keni harru shpejt.

  13. Kur te beni nje Ermitazh apo nje Shen Petersburg me te bukur se ruset atehere flisni per ata. Kur te nxirrni nje Dostojevsk apo nje Kandinsk nje Cajkovsk dhe Stravinsk me te mire se ruset atehere pellisni. Kur te nxirrni fizikante dhe matematikane atehere na cudisni. Furnellen me vajgur ne hale e keni harru shpejt.

  14. a e keni ven re qe nuk flitet me per sorros? sepse partia ka nxjerr nje qarkore dhe ka keshilluar talebanet e vet 80-leksha te mos flasin me per sorrosin. komentet e 80-lekshave jan te gjitha njesoj dhe shumica jan copy-paste e komenteve te sekretarit te par te PPSH_PD. Njesoj, tek tuk del ndonjeri qe shton dicka po direkt sillet ne vete nga 80-lekshat e tjer qe i terheqin vemendjen ne organizaten baze te partis. nqs pas paralajmerimit nuk ndryshon sjellje dhe nuk rikshehet te jet 80-leksh pa tru e pa nder, direkt shpallet armik i popullit dhe i partis. rroft partia dhe lideri suprem, mart nga ditet e 80-lekshave.

      1. jan sinonime, ske ca ngatarron. ngatarrim do ishte po te ishin antiteza, por per fatin ton te keq nuk eshte keshtu.

  15. Behet fjal gjithmone per nje hajdut dhe kriminel ordiner. Qe sigurisht nuk ka nevoje ti dale askush per zot se kete di ta beje mire vete. Per djallzi ka shok veten. Mos i dilni per zot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *