• |
ide | kryesore

FOTO/ Luan në Itali, por zemrën e ka në Spanjë: shikoni vilën e re 1,5 milionë euro të Ronaldo

Sport



Cristiano Ronaldo, dihet është manjak për disa gjëra, që nga kujdesi në detaje për fizikun e tij, makinat e deri tek ambjenti ku jeton. Investimet në këtë pikë nuk kanë munguar nga kampioni portugez, që kur vjen puna tek vendi i banimit nuk i sheh fare shpenzimet. Blerja e fundit e CR7 është një vilë superluksoze në Marbella (Spanjë) me vlerë rreth 1,5 milionë euro. Një xhevahir i ri që i shtohet pasurisë së tij imobiliare prej rreth 30 milionë euro.

Vila ndodhet në zonën luksoze të Costa del Sol e bën pjesë në kompleksin “La Resina Golf & Country Club”. Ashtu si dokumentojnë fotot e Quartier Estates, ajo është e përbërë nga katër dhoma gjumi, që kanë një pamje mahnitëse mbi detin Mesdhe. Pastaj është një verdanë elegante për të drekuar në ambjent të hapur, një palestër pivate, një pishinë e një sallë kinemaje.







Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *